Afera McGonigal/ Salianji: Pse nuk pati guximin Rama për t’u përgjigjur për aktakuzën zyrtare

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se në përpjekje për të shmangur përgjegjësitë e Ramës nga çështja ‘McGonigal, deputetët socialistë janë të gatshëm që të flasin çdo gjë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji gjithashtu u shpreh se vetë Rama nuk pati guxim që të jepte përgjigje për aktakuzën zyrtare të McGonigal.

“Në tentativë për të shmangur përgjegjësinë e kryeministrit, deputetët e PS-së flasin për gjithçka, flasin për 3 gra fatkeqe të vrara dje për faj të sistemit të ngritur nga Edi Rama. Për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, sistemit të burgjeve. Asnjë prej ministrave këtu, asnjë prej deputetëve nuk thërritet nga gjyqësori shqiptar pavarësisht akuzave për korrupsion. S’ka guxim që t’i thërrasë as për ti pyetur. Dështimi i ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit, ku një kriminel qarkullonte i lirë në kryeqytet, kreu 3 krime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës. Roli i papagallit bëhet kur e përcakton fjalinë siç jua thonë. Ministri i brendshëm dhe policia e shtetit, prej orësh dje nuk patën fuqi që ta neutralizonin.

Institucionet e drejtësisë duhet t’ju thërrasin ju kur publikohen të dhëna se si shfrytëzoni pushtetin tuaj për qindra mijëra euro që merrni me tendera. Kur ndërhyni me biznese private. S’ka guxim kush që t’i heqë të drejtën opozitës për të folur. Kryeministri tha sot disa të pavërteta. Po lexoj se çfarë thotë aktakuza, sipas të cilës kryeministri është kapur, i përmendur 14 herë. Nga ana tjetër, duhet ta dijë secilido qytetar shqiptar, pse nuk përmendet vetëm një herë në aktakuzë por 14 herë.

Pse nuk pati guximin Rama për t’u përgjigjur për aktakuzën zyrtare. Këtu po ju lexoj VOA-n. Po e citoj të plotë, jo si u shmang Rama. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i SHISH. Ky person ka paguar për shpenzimet e udhëtimit. Person ii dytë ishte një shtetas shqiptar i punësuar nga një kongolmerat kinez energjie. Pse nuk iu përgjigj kryeministri, cili është kontrata e kryeministrit me një këshilltar privat. Pse ky këshilltar privat ka akses në emailin e kryeministrisë? Të dy personat Rama i njeh mirë”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

PD: Puç kushtetues nga Gjykata e Lartë! Vendimi rrezikon mbi 500 mijë familje të përfshira në procesin e legalizimit

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU Partia Demokratike e Shqipërisë, në një …

Leave a Reply