Lirimi i vrasësit Dan Hutra, shfajësohet Gjykata: Ka nënën e moshuar në shtëpi…

Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me lirimin e autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, i cili ndodhej në burg pasi akuzohej për dhunën në familje. Pas shumë akuzave të ngritura për lirimin e vrasësit dhe nisjen e hetimeve nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Tiranës ka reaguar duke deklaruar se vendimi i marrë nga gjyqtari është në zbatim të ligjit, pasi është në përputhje me kërkesën e prokurorit.

Madje bëjnë edhe përllogaritjen e dënimit që kishte marrë Hutra, ndërsa përdorin si arsyetim edhe nënën e tij. Sipas Gjykatës, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri. Ndaj dhe kishin vendosur që ta linin të lirë.

Për dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, ai u dënua vetëm me 1 vit e 6 muaj burg, por me aplikim të gjykimit të shkurtuar ai u dënua vetëm me 1 vit heqje lirie, e më pas doli nga qelia me 16 shkurt 2022.

Reagimi i Gjykatës

Gjyqtari Gerd Hoxha ka zbatuar ligjin! Dënimi është ai qe ka kërkuar prokurori. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar nuk u kundërshtua as nga prokurori dhe as nga palët. Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria.

Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye. Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.

Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri. Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari hoxha, me 16 shkurt, firmoset  shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi. Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje.

Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply