Metaliaj-Manjës: Aktorë të dosjes 184, besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj

Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka replikuar me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Metaliaj i ka kthyer përgjigje Manjës duke theksuar se ‘aktorët e dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikojnë më 14 maj, bashkë me kryetarin e bashkisë të emëruar, 6% të Ramës’.

“Dua t’i them ministrit të drejtësisë pa drejtësi, që të mos ma tregojë mua vendin ku e kam.

Unë jam deputete e qarkut Lezhë dhe përfaqësoj votuesit e qarkut Lezhë me shumë dinjitet madje, ndaj vendin gjendeni ju zoti ministër se ku e keni, sepse na keni ardhur paketë në Lezhë, dy për një, të dy vëllezërit siamezë, aktorë të dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj, ju edhe kryetari i bashkisë i emëruar, 6% i Ramës.

Besëlidhja e Lezhës do të ju largojë njëherë e mirë të dyve bashkë, dhe Lezha do të ju kthehet banorëve të Lezhës, sepse do ti kthejmë nderin dhe dinjitetin Lezhës dhe lezhanjëve”, tha Metaliaj.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …

Leave a Reply