Berisha: Gjykata dha vendimin e përgatitur në zyrën e Ramës duke vrarë pluralizmin!

Kryetari i PD Sali Berisha tha se, sot tre gjykatës lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Edi Ramës, duke vrarë pluralizmin. Ai tha se, vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë.

“Mirëmbrëma!

Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur  kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar.

Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në.

Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply