Pas më shumë se 3 orësh, trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit ka marrë vendimin, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Apeli rikthen për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Në një vendim të paprecedentë, gjykata fillimisht njohu si palë në çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn i cili nuk ishte aspak pjesë e gjykimit.
Gjykata pranoi kështu një prej kërkesave të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim.
Më pas, çështja u dërguar në Apel nga Alibeaj, dhe pas shumë shtyrjesh sot gjykata dha vendimin e saj.
Apeli vendimi që të prishë vendimin e dhënë në 5 mars 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri dhe të rikthejë çështjen edhe njëherë në shkallë të parë.
Në këtë mënyrë, Edi Rama vazhdon që të mbajë peng Partinë Demokratike dhe regjistrimin e saj në zgjedhje me kandidatët legjitimë.
Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.
Ivi Kaso tha se, Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Nuk ka pasur votëbesim nga Këshilli Kombëtar. Alibeaj është komanduar në detyrë përmes një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm, edhe ky i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021. i vetmi organ për drejtimin e PD-së është Komisioni i Rithemelimit. Ankimimi është firmosur nga një person që nuk gëzon asnjë tagër.