Meta: Regjimin do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se qytetarët e pranishëm në protestë sfiduan jo vetëm të ftohtin dhe shiun, por po sfidojnë edhe regjimin.

“Ky regjim është lider vetëm për shpopullimin e vendit,” tha Meta, duke shtuar se Rama po ia kalon edhe Bjellorusisë së Lukashenkos.

“Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për të rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Një regjim i tmerruar nga vota e lira!

Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fap e fap për të plaçkitur miliarda euro”, tha Meta.

“Tani ai kërkon të marrë edhe vulën e PD-së. Ky njeri, me probleme të mëdha mendore, politike po e po, sot është në panikun e presioneve më mafioze që ushtrohen nga të gjithë ata, mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe rrëzuar kollonat e shtetit,” theksoi Meta.

“Të gjithë së bashku, të vazhdojmë në rrugën tonë, zgjedhje dhe protesta. Jam i sigurt se më 14 maj, do jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, Igli Carës, Luçiano Boçit dhe kudo”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply