Berisha: Askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Ka një elektrizim, ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilëve, janë bërë, kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd, të cilin nuk ka njeri të dnershëm në këtë vend që nuk e dënon. Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë”, tha Berisha.

Pyetje: Zoti Berisha, cilat janë format përmes të cilave ju do t’i çoni në zgjedhje, kandidatët tuaj? Flasim për propozime.

Berisha: Propozime janë – koalicioni; propozim është – të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.

Pyetje:  Z. Berisha, është diskutuar ditën e sotme në lidhje me një propozim të deputetit Dashnor Sula, i cili thotë që kandidatët më të mirë të dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e PD-së zyrtare, por të bëhet një lëshim në disa bashki që partia e Alibeajt…

Berisha: Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava, brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply