Berisha: Ftoj çdo demokrat të dënojë aktin e turpshëm, antikushtetues të Ramës me veglat e tij Basha-brava

Një ditë pas vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit kundër PD, lideri i opozitës Sali Berisha fton demokratët të dënojnë këtë akt të turpshëm dhe antikushtetues.

Berisha tha pas mbledhjes së Kryesisë së PD se Rama e bëri këtë akt armiqësor duke shfrytëzuar veglat e tij ‘Basha-brava’.

“Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava, brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply