Berisha thirrje demokratëve: Distancohuni nga pengjet e Ramës, Brava-AliBasha!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë, u bëri thirrje demokratëve që të distancohen nga pengjet e Ramës, Brava-AliBasha. Ai tha se, sot është koha që demokratët të bashkohen, të gjithë ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndjehen të keqpërdorur nga Brava-Alibasha, vegla të shpifura të Edi Ramës.
“Unë jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve, edhe ndonjërit që ka qëndruar indiferent, të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këta pengje të shpifur, që kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit: Brava-Alibasha.
Sot është koha që demokratët të bashkohen, të gjithë ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndjehen të keqpërdorur nga Brava-Alibasha, vegla të shpifura të Edi Ramës.
Është koha që çdo deputet të mbajë qëndrimet e tij në përputhje me interesat e qytetarëve që e kanë votuar. Të ngrihen mbi çdo interes tjetër.
Ju garantoj se ne jemi sot më të fortë se kurrë dhe nesër do jemi më të fortë se sot.
Koha faktoi se ne nxorëm në pah fytyrën e shëmtuar të mafies, rast unik në histori. Ka ndodhur që janë bërë përpjekje për të rrëzuar një qeveri, por nuk kam dëgjuar që janë bërë përpjekje për të shkatërruar një opozitë demokratike properëndimore. Dhe të kenë dështuar më radhë të gjitha përpjekjet. Përse dështuan? Sepse forca e kësaj partie janë idealet. Demokratët duhet të ndjehen krenarë, luanë. Kjo tregon se çfarë kanë arritur ata në këtë proces.
Asgjë nuk mund të mposhtë shumicën e kësaj force. Kjo shumicë, çdo ditë e më e madhe do bëhet”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Rama i vërsul SPAK-un, Roshit

Pas publikimeve në disa media pranë qeverisë se djali i xhaxhait t ëish-Kryebashkiakut socialist të …

Leave a Reply