Berisha: U bëj thirrje demokratëve të qëndrojnë në lartësinë e guximit të tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë në lartësinë e guximit të tyre. Ai tha se, kjo që ndodhi është dëshmi e tmerrit gjeri në palcë që i ka hyrë Edi Ramës dhe mafies së lidhur me të.
“Edhe njëherë, u bëj thirrje demokratëve të qëndrojnë në lartësinë e guximit të tyre.
Kjo që ndodhi është dëshmi e tmerrit gjeri në palcë që i ka hyrë Edi Ramës dhe mafies së lidhur me të.
I siguroj se janë të pashpresë.
Frikën dhe tmerrin që u keni kallur ju, gjatë këtyre muajve, ata e përjetojnë me drithërime. E përjetojnë të sfazuar.
Por edhe më shumë do të shohin në javët dhe muajt që vijnë.
Disfata i pret!
Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që e ngritën PD-në në këmbë dhe i dhanë këtë shpirt luftarak dhe të pamposhtur që do të shpëtojë demokracinë.
Falënderim për ata dhjetëra mijëra qytetarë që mbushën dje sheshin si kurrë ndonjëherë në histori në një ditë pune. Një protestë si ajo nuk është parë”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply