Këlliçi: Ne do të shkojmë në çdo cep, vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj!

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, postoi disa foto nga takimet e tij në zonën e Zall Bastarit. Këlliçi shkruan se ai me ekipin e tij do të shkojë në çdo cep.

Ndërkohë, Këlliçi thekson se vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj.

“Unë me ekipin tim do të shkojmë në fshatin më të largët, deri ku të gjejmë shtëpinë e fundit të banuar, për t’i dhënë mundësinë çdokujt të dëgjohet.

Vulën e vënë shqiptarët më 14 maj!”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Babai denoncon dhunën ndaj djalit 15-vjeçar në komisariat: Prej 11 orësh e mbajnë pa bukë e ujë

Një tjetër denoncim për dhunë të pretenduar policore ndaj të miturve është bërë publik në …

Leave a Reply