Kush është gjyqtari enverist që gjykoi PD-në

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit që dha vendimin skandaloz ditën e djeshme kundër Kuvendit të PD në 11 dhjetor 2021, ishte edhe Astrit Kalaja, i marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe i urdhëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi, e ka denoncuar publiksht gjyqtarin Astrit Kalaja si një enverist dhe ish-sekretar i rinis komuniste të Shkodrës, shok partie i komunistit Arben Kraja ish-drejtues i SPAK.

Sipas Murrizit, gjyqtari Astrit Kalaja i ka shërbyer kafe ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ka kaluar vetingun duke qënë i pistë deri në grykë.

‘Astrit Kalaja një enverist, ish sekretar i rinis komuniste Shkodër, shok partie i komunistit Kraja të SPAK-ut që për tre vjet punoi si kamarier për ti shërbyer kafe zj. Kim, që ka kaluar vetingun duke qënë i pistë deri në grykë’, shkruan Murrizi në Facebook.

‘Astrit Kalaja, e ka kaluar Vetingun në vitin 2019, por komisioneri Publik i ka kërkaur Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Krajës me pretendimin se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me siëpërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë brenda së cilës ndodhet edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2. KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022’.

Sipas burimeve për SYRI-n, gjyqtari Astrit Kalaja kërkon të bëhet kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranës dhe këtë qëllim ja realizon vetëm kryeministri Edi Rama, prandaj dhe i shërbeu me devitshmëri duke prishur vendimin e Shkallës së Parë për drejtimin e PD-së, duke kthyer monizmin në vend.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply