Meta: Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me mbështetësit e PL-së në Korçë.

Meta komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me vendimin e Gjykatë së Apelit për statutin e Partisë Demokratike, duke thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm.

Ai akuzon kryeministrin Rama për vendimin e Gjykatës së Apelit. Meta tha se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se “atentatit të pluralizmit” nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

“Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues”, tha Meta.

Gjykata e Apelit bëri publik ditën e premte vendimin e plotë, me anë të të cilit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021.
Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibeaj

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply