Shifra dramatike, Soros 19 miliardë dollarë kundër të djathtëve në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Soros ka shenzuar 19 miliadë dollarë në Europë kundër të djaht♪7ve.

Berisha tha se, “asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon”.

Berisha: Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjendet kurrë një rast tjetër ku një multimiliarder, siç është Soros i cili vetëm në Evropë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta.

Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit amerikan, i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha.

About Redaksia

Check Also

Kandidati që bashkon Tiranën

Fation SOKOLI Kandidati qe mund te bashkoje Tiranen “A i duhet Tiranës një politikan që …

Leave a Reply