Berisha: Basha dhe Alibeaj të larguar përfundimisht nga PD, pengje të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një intervistë televizive se Basha dhe Alibeaj janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike. “Ata nuk kanë asnjë lidhje më me PD, ata janë pengje të Ramës”, deklaroi Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “Opinion”, kreu i demokratëve theksoi se Alibeaj dhe Basha janë pengje të kryeministrit Edi Rama dhe se përdoren prej tij për të dëmtuar PD.

“Nuk ka marrëveshje me pengjet po nuk i la pengmarrësi. Lulzim Basha me daljen në dritë të aferës me McGonigal është e qartë që mbyllja e dosjes së Bashës është marjre peng nga Rama. Peng është dhe Alibeaj. Me pengun nuk ka negociata. Ata që mënfonë se mund të negociojnë me Bashën dhe Alibeajn ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata jën vegla në duart e Ramës.

Në emisionin “Opinion”, kryetari i PD, Sali Berisha tha se çështjen e vulës dhe logos së PD do e apelojë dhe në gjykatat ndërkombëtare.

Kreu i demokratëve theksoi se në gjykatat ndërkombëtare kjo çështje do të shkojë pasi të ketë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë.

“Apleimi ka dy kuptime. I pari është se pavarësisht se ky institucionet janë të kontrolluara nga qeveria. I dyti është se në kemi besim te gjykata ndërkombëtare. Ankimi i atje është që të ketë kaluar të gjitha shkallë. Nuk mund të pranojë gjykata e Strasburgut të shpall palë atë që nuk është palë”,-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply