7 Marsi/ Këlliçi takon mësuesen e tij kujdestare në “Harry Fultz”: Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi takon mësuesen e tij kujdestare në “Harry Fultz”. Ai tha se, Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo. Ndërsa mësuesja Martineta Leka tha se, investimi në shkolla cilësore domosdoshmëri për një të ardhme të dinjitetshme.

“Jam krenar që kam dalë nga bangat e shkollës Harry T. Fultz e cila mund të konkurrojë nëpër botë për nga cilësia. Me rastin e 7 marsit, u ktheva aty për të uruar e shprehur mirënjohjen për mësuesen time kujdestare Martineta Leka.

Na duhen më shumë shkolla cilësore si kjo, në mënyrë që familjet e Tiranës të kenë mundësi që t’i shkollojnë fëmijët siç duhet këtu, e mos të ndiejnë nevojën që të emigrojnë.

Kur shkova për studime universitare në Amerikë dhe pashë përgatitjen e studentëve të tjerë atje, e kuptova mirë cilësinë e shkollimit të marrë gjatë katër vjetëve të bukura që kam kaluar tek Harry T. Fultz.

Një ndër arsyet pse njerëzit po emigrojnë masivisht nga Tirana është për të siguruar një shkollim dhe të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Po të kemi më shumë shkolla cilësore si kjo, do të ketë më pak arsye për t’u larguar.

Investimi në shkolla cilësore është domosdoshmëri për t’iu garantuar qytetarëve një të ardhme të dinjitetshme këtu. Shpërndajeni këtë postim nëse edhe ju jeni dakord!”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply