Pollo: Rama po shikon fundin e errët të tunelit të vet!

Ish-ministri, dhe ish-deputeti Genc Pollo duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se të gjitha veprimet e fundit të Edi Ramës, po tregojnë se ai është shumë i dobët, ndryshe nga kërkon që të shfaqet. Duke folur për vendimi e Apelit, Pollo tha se vendimi është marrë nga Rama.

‘Pa Ramën, ajo vulë do të ishte aty ku duhej. Ishte ndikimi i Ramës dhe kjo është e provuar nga shumë dëshmi, të dhëna dhe ato që ndodhën orët e fundit. Është e tmerrshme ajo që bëri Lulzim Basha para 4 vitesh, dogji mandatet dhe braktisi bashkiaket’, u shpreh Genc Pollo përballë Adi Krastës.

Ndërsa duke komentuar Edi Ramën, sipas Pollos, çështja e Portit të Durrësit dhe skandali McGonigal e kanë nxjerrë Ramën si një njeri të dobët para shqiptarëve.

“Skandali i portit të Durrësit, Alabari. Shpjegimi ishte se e kemi negociuar me kujdes prej 2 vitesh, por kur e sollën në Kuvend nga dy javë që është minimumi i procedurës, e futën me procedurë të përshpejtuar dhe e bënë për tre ditë. Edhe në parlament fjalimet nga 10 minuta i shkurtuan, por pas protestave u rikthyen siç janë. Kjo është një shenjë që nuk është i fortë.

Të vijmë tek McGonigali që është i freskët. Opozita me gjithë të drejtën e Zotit dhe të demokracisë, kërkoi Komision Hetimor. Nëse Edi Rama që është i fuqishëm, me batuta me fjalime, nëse do ishte i bindur që kishte bërë gjëra të drejta të duhura, nuk do të kishte asnjë merak dhe do të paraqitej tek Komisioni Hetimor.

Ai refuzoi në fillim me dy proçka të vetë, me dy shpjegime, se nuk zbatojmë ligjin se kemi ndërmend ta amendojmë.

Rama për të thënë atë që është, e tha nuk e dua se do më hedhin baltë. Por nëse balta është shpifje, ajo ikën. Por ai e di që nuk e ka një problem dhe e tha haptas, se unë nuk e lë të bëhet. Ky është një njeri i trembur, që ndoshta po shikon fundin e errët të tunelit të vet”, tha Pollo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë …

Leave a Reply