Berisha: Në 9 vite janë mbyllur 760 shkolla, u reduktua në mënyrë të frikshme numri i mësuesve

Kryetari i PD, Sali Berisha konstaton se në 9 vite janë mbyllur 760 shkolla në vend.Gjatë takimit me mësues Berisha tha se është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i nxënësve.

“Kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit. Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit. 9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon.

U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjeke të mëdha për modernizimin e mësimdhënies.

Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë.

Universitetet u shndërruan në universitete të dyerve të hapura për fëmijët e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply