Rama e shndërroi arsimin në një sistem të përçmuar, buxheti u zvogëlua në mënyrë dramatike

Kryetari i D, Sali Berisha tha se, Rama e shndërroi arsimin në një sistem të përçmuar, buxheti u zvogëlua në mënyrë dramatike. Ai tha se, ndërtimi i shkollave u shndërrua në mekanizmin e vjedhjeve monstruoze.

“Në 9 vite, buxheti për arsimin, u zvogëlua në mënyrë dramatike. Sistemet e instaluara u zhdukën. Shkollat, ndërtimi i tyre u shndërrua në mekanizmin e vjedhjeve monstruoze. Një shkollë që në manualet e ndërtimit të vendeve të BE-së, kushton 680 mijë euro, një shkollë që ka të gjitha mjediset dhe kushton kaq, në vende ku rrogat janë shumë më të larta se këtu.

Në Shqipëri jo që nuk kushton më lirë, por në Shqipëri vetë ky kryetari i Bashkisë ndërton shkolla me 6 mln euro, si në asnjë vend të botës. Si i ndërton 6 mln euro? Vjedh 80-90% të fondit për ndërtimin e saj. Shkolla të tjera, në vend që të jenë të pajisura dhe me kushtet ndër më modernet, janë pa ngrohje, janë me mungesa. Në këtë mënyrë arsimin në Shqipëri, Edi Rama e shndërroi në një sistem të përçmuar.

Në një sistem në të cilin qeveritarët, në kurriz të mësuesve, nxënësve, fëmijëve, studentëve shohin se si të pasurohen vetë. Do të mbetet e pashlyer në memorien e shqiptarëve, vendimi i Edi Ramës për të caktuar rektorin e Universiteti të Tiranës me një pengmarrës, sepse donte që tenderat ti fitonte ai pikërisht.

Mësuesit sot dhe punonjësit e administratës janë shndërruar në skllevër të cilët detyrohen të shprehin pëlqimet për një organizatë kriminale e faktuar me të gjitha dokumentet, që mjerisht quhet Qeveri shqiptare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …

Leave a Reply