Berisha: PD në pushtet ndryshimin do ta fillojë me mësuesit, do dyfishohen pagat dhe buxheti për arsimin

Kryetari i PD, Sali Berisha u premton mësuesve se me të ardhur në pushtet do të dyfishohen pagat dhe buxheti për arsimin. Deklaratën Berisha e bëri gjatë një takimi me arsimtarë me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit.

“Në vitin 2005 ne u zotuam se ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojmë me mësuesit, me arsimin. U bënë përpjekje të mëdha, natyrisht objektivat nuk mund të them se u realizuan plotësisht, por mësuesia u shndërrua përsëri në një profesion ashtu siç është, fisnik i nderuar, mësuesit nuk kërkonin të largoheshin nga arsimi, infrastruktura po modernizohej.

Partia Demokratike në pushtet përsëri ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit. Do të ndryshojmë kushtet, jetën, trajtimin, qëndrimin ndaj tyre. Do të fillojë ndryshimi i Shqipërisë.

Shqipëria në këtë drejtim që ecën, drejt një shkretimi si asnjë komb tjetër, drejt një varfërimi në rritje, të faktuar. Lexoja dy ditë më parë një statistikë për treguesit e ushqimit. Zero progres Shqipëria në dallim nga shumë vende të tjera, në ushqimin e fëmijëve. Zero progres nga 2014 e deri sot. Zero progres tregoi Piza në studimin që u bë gjatë viteve që janë këta në pushtet. Rrënim i infrastrukturës në tërësi.

Ndaj dhe ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do të bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionet e tyre. Universitetet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale, mburret se unë nuk kam as gradë as titull, duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, lartësimin, djersën e derdhur në kërkimin shkencor, në hulumtime, publikime, sepse gradat dhe titujt janë një përpjekje shtesë e secilit profesionist për të kapur nivele të tjera, kurse ky e thotë me mburrje.

Kriteri i tij është të përzgjedhë njerëz pa kurrëfarë merite, por vetëm kleptokratë që vjedin nga mëngjesi deri në darkë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja: Të gjitha rrugët e krimit dhe korrupsionit të çojnë te Erion Veliaj!

Avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalës në demonstratën që u zhvillua përpara bashkisë së Tiranës tha …

Leave a Reply