Berisha thrrje mësuesve, pedagogëve e studentëve: Të ngrihemi për të rrëzuar këtë monizëm

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thrrje mësuesve, pedagogëve, studentëve të ngrihemi për të rrëzuar këtë monizëm. Ai tha se, monizmi i sotëm në rrafshin e përqendrimit të pushteteve është absolutisht identik me monizmin e vitit 1990-‘91.

“Unë shfrytëzoj këtë rast për të ju drejtuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë. Të angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre, fuqitë e tyre, të bëhen promotorë të ndryshimit që presin shqiptarët dhe Shqipëria. Të ndryshimit jetik për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe.

Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare. Nëse këto ritme vazhdojnë për 16 vite nuk mund të thuhet se kush do jetë më në këtë vend. Ky është një kushtrim për çdo shqiptar. Është një kushtrim për çdo intelektual, mësues, mjek, inxhinier, jurist dhe të gjitha profesioneve.

Të mos harrojnë se thelbi i tij është mbrojtja e interesit publik. Ai është intelektual dhe ka për mision, sigurisht profesioni është profesion, por thelbi i tij qëndron në mbrojtjen e interesit publik.

Nuk ka sëmundje më të tmerrshme për njeriun e librit, njeriun e dijes, për profesionistin, se sa konformizmi. E ka thënë Albert Ajnshtajni: ky rrezik është më i madh se rreziku nuklear për njeriun dhe njerëzimin. Ndaj dhe thirrja ime është për mësuesit, pedagogët, studentët; të ngrihemi, të bashkohemi për të rrëzuar këtë monizëm.

Monizmi i sotëm në rrafshin e përqendrimit të pushteteve është absolutisht identik me monizmin e vitit 1990-91. Baza e monizmit ndryshon; ai kishte në bazë doktrinën ç’njerëzore marksiste leniniste, kurse ky ka në bazë horrorin e krimit, drogës dhe varfërimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha nga Napoli: Diaspora do të shpëtojë Shqipërinë

Kryetari i PD, Berisha është pritur sot nga mijëra emigrantë në Napoli. Ai ka deklaruar …

Leave a Reply