Video/ Asfalti elektoral i Veliajt, Muçollari: Bëhet për të mashtruar qytetarët për zgjedhjet

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari denoncoi sot atë që po etiketohet si ‘asfalti elektoral i Erion Veliajt. Sipas Mucollarit, këto investime elektorale po bëhen për të mashtruar qytetarët sa për zgjedhjet lokale.

Reagimi

Nuk po ndërtohen rrugë!
Veliaj po fyen inteligjencën e banorëve. Po kërkon të qëndrojë 12 vjet në karrike në këmbim të një cipe asfalti. Gjithçka e bën për të promovuar veten politikisht, jo për qytetin, jo për ju.

8 vjet kryetar bashkie në qeverisjen e partisë së tij foli për gjumin e paraardhësit.
4 vjet më parë ju tha “s’ka kohë për pushim”. Kemi parë ndër vite, majtas e djathas, të punohej me zell përpara zgjedhjeve. Vërtet priteshin shiritat por rruga bëhej. Fushata mbaronte me fitore ose humbje, po rruga mbetej funksionale për komunitetin. Kjo që po ndodh në Tiranë nuk ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve. Kjo që shihni është një ndër format më të ndyra të abuzimit. Asfalti hidhet shpejt e shpejt në një rrugë të pandërtuar, pa kanalizime, pa ndjekur asnjë procedurë inxhinierike. Do të mjaftonte një trokitje takash dhe një shi pranveror për t’jua kthyer rrugën aty ku ishte.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply