Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të firmosin ndryshimin në 14 maj. Ai tha se, unë kam nder të madh që paraqes para jush një përfaqësues tuaj të moralit, vyrtitit, doktor Pashk Gjonin, njeriun që me gjithë zemër ju respekton, që ndjehet njëri prej jush që do Lezhën dhe Shqipërinë.
“Miqtë e mi!
Rëndësi të jashtëzakonshme ka kjo fushatë elektorale. Unë kam nder të madh që paraqes para jush një përfaqësues tuaj të moralit, vyrtitit, doktor Pashk Gjonin, njeriun që me gjithë zemër ju respekton, që ndjehet njëri prej jush që do Lezhën dhe Shqipërinë dhe që bashkinë, të ardhurat e saj do ti shndërrojë të gjitha në shërbime në mirësi për ju dhe fëmijët tuaj.
Dy fjalë për kandidatët e Kurbinit dhe Mirditës.
Kandidatë të shkëlqyer, të zgjedhur të tre me votën tuaj të lirë, me burrërinë, guximin për të dalë para jush, për tu besuar ju, për tu provuar nga ju. Kam bindjen më të thellë se Kurbini, Mirdita, së bashku me Lezhën do të firmosin ndryshimin në 14 maj.
Pjerin, nuk dua të ndalem sot në këtë takim madhështor dhe të zjarrtë me ty, por dy fjalë do ti them; ke ardhur në këtë bashki si kriminel elektoral, si kriminel elektoral i damkosur. Do të largohesh si hajdut xhepash dhe çtë duash tjetër, se nuk ke vjedhur dhe nuk ke bërë asgjë veç se fasada dhe mashtrime.
Kurse kandidatit socialistë të Rrëshenit të them; zoti të shpëtoftë nga ujqërit e shpellës tënde. Ajo zonja e Kurbinit, ajo qoftë. Gjysmën e rrogave ua jep atyre që janë në Spanjë dhe vende të tjera. Behari do të vendosë rregullin që duhet aty dhe ligjin”, tha Berisha.