Muller: Ndaj Messit fitojmë thuajse gjithmonë, me Ronaldon kemi problem

Thomas Muller thotë se “gjërat shkojnë gjithmonë mirë” kur Bayern Munichu përballet me Lionel Messin, pasi gjiganti gjerman e eliminoi Paris Saint-Germainin nga Liga e Kampionëve.

Bayerni udhëhoqi 1:0 pas lojës së parë të zhvilluar në “Parkun e Princave”, ndërsa golat e Eric Maxim Choupo-Moting e Serge Gnabry ia siguruan kualifikimin tutje gjigantit bavarez në “Allianz Arena” pas rezultatit të përgjithshëm, 3:0.

E pas ndeshjes, Muller tha se Bayerni gjithmonë del mirë kundër ekipeve të Messit, në krahasim me rivalin e tij të përhershëm, Cristiano Ronaldo.

“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë mirë në krejt nivelet në aspektin e rezultatit. Në nivelin e klubeve, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte në Real Madrid”, deklaroi fillimisht sulmuesi gjerman.

“Por, unë e kam respektin maksimal për paraqitjet e Messit në Kupën e Botës. Paraqitjet e tij individuale në Botëror ishin të jashtëzakonshme. Ai e mori në dorë dhe e udhëhoqi krejt ekipin. Nuk është e lehtë të luash në një ekip si PSG-ja. Është e vështirë që ta bësh balancën e ekipit”, vazhdoi futbollisti i Bayern Munichut.

Muller ka luajtur disa herë kundër Messit gjatë karrierës, ndërsa në vitin 2014 e kishte mposhtur në finale të Kupës së Botës me Gjermaninë.

Ai është përballur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve me argjentinasin duke fituar pesë herë, ndërsa e ka humbur veç një ndeshje.

Bayerni e kishte arritur fitoren e paharrueshme ndaj Barcelonës së Messit në atë kohe me rezultat të thellë, 8:2 para se lojtari të lëvizte drejt Francës.

Kurse, Ronaldo është ballafaquar me Bayernin tetë herë, në të cilat, pesë herë kanë fituar madrilenët, një herë kanë barazuar dhe dy herë kanë fituar bavarezët.

Legjenda portugeze i ka shënuar 9 gola në 8 ndeshje, prej tyre 5 veç në dy ndeshjet e vitit 2017, ku Reali e kishte eliminuar Bayernin në çerekfinale të Championsit.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …

Leave a Reply