Policia rrethon vilën e Arben Ahmetajt, kërkohet arrestimi i tij?

Pas presionit të Edi Ramës në një emision televiziv dhe deklaratëve të sotme për mediat, SPAK dhe BKH kanë nisur sulmin ndaj Arben Ahmetajt.

Burimet bëjnë me dije se, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëshortes dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

Prej datës 6 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj Ahmetajt

Në një procesverbal të kësaj date që SYRI TV disponon, evidentohen pasuritë në emër të Albina Mançkas dhe Erjola Hoxhës

Një prej vilave në emër të Vilës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

About Redaksia

Check Also

Abuzim skandaloz/ Incidenti me të birin që e bëri Ramën të bllokojë monopatinat

Prej ditës së sotme është ndaluar qarkullimi me monopatinat kudo në Shqipëri. Urdhëri është dhënë …

Leave a Reply