Pas presionit të Edi Ramës në një emision televiziv dhe deklaratëve të sotme për mediat, SPAK dhe BKH kanë nisur sulmin ndaj Arben Ahmetajt.
Burimet bëjnë me dije se, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëshortes dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.
Prej datës 6 mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror ndaj Ahmetajt
Në një procesverbal të kësaj date që SYRI TV disponon, evidentohen pasuritë në emër të Albina Mançkas dhe Erjola Hoxhës
Një prej vilave në emër të Vilës i është vënë shiriti ndërsa është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.