Noka: Demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre, do ndërtojmë një koalicion solid!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi duhet të regjistronte PD-në në zgjedhje teksa shtoi se ai zgjodhi të “lante duart” me vendimin e sotëm duke mos njohur Berishën si kryetar i PD-së.

I ftuar në “Milori Live” në Klan Neës, Noka shtoi se ka vetëm 1 Parti Demokratike dhe ajo është opozita që është kundërshtare me regjimin, teksa akuzoi edhe Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn si pengje të Kryeministrit Rama.

Mirela Milori: Një opinion për vendimin e sotëm të KQZ-së?

Flamur Noka: Celibashi duhet të regjistronte PD-në në zgjedhje. Ai thjesht bëri një larje duarsh, duke pasuar topin. Demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre: Këtu ka vetëm 1 PD që është opozitë, kundërshtare me regjimin. Ka 2 pengje të regjimit, “Brava-Alibasha” të cilët janë në shërbim të Edi Ramës. Në 2019 ia falën në tavolinë. Tani po mundohen që të gjejnë 1 zgjidhje për ta lënë opozitën larg zgjedhjeve. Celibashi thjesht bëri atë që do të bënte, lau duart e veta sepse është barrë e rëndë. Ata 3 gjyqtarë që u përdorën si togë pushkatimi, ato do të mbeten në histori si turpi i historisë. Celibashi përpiqet që të mos njehësohet, të kamuflojë vendimmarjen duke larë duart nga ky proces.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply