Berisha: Amerika nuk korruptohet, por ka tradhtarët e vet si Edi Rama dhe McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Korça se, Amerika nuk korruptohet, por Amerika ka tradhtarët e vet si Edi Rama, i tillë është edhe McGonigal. Ai tha se, Edi Rama për karrigen e tij nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë gjë.
“Absolutisht këto zgjedhje thashë janë zgjedhje lokale, por në fakt janë më të rëndësishme që kemi votuar ndonjëherë, pas 1992 për tu ndarë me diktaturën komuniste. Sepse ne ç’na ndodhi? Kjo që ndodhi tek ne, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë, në gjithë ato që kam lexuar, që kam dëgjuar, kurrë.
Edi Rama përdor qindra mijëra, e miliona euro për të shkatërruar pluralizmin, arritjen më të madhe historike të një kombi që njohu monizmin më të plotë. Edi Rama arriti të rekrutojë, të korruptojë, njeriun më të fuqishëm të zbulimit të SHBA dhe ta angazhojë atë si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Një akt të cilin kurrë një partner i vërtetë nuk ja bënë një partneri.
Një akt të cilin kurrë një vend i lirë nuk ja bën udhëheqësit të lirisë së botës, udhëheqësit të NATO-s, vendit që ka përgjegjësitë më të mëdha në këtë fushë. Por Edi Rama për karrigen e tij nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë gjë.
Ju keni lexuar, që janë bërë përpjekje për të përmbysur qeverira, ndonjëherë edhe të gabuara, por nuk kisha lexuar kurrë përpjekje për të rrëzuar opozita. Jo. Mirë po të përmbysësh opozitën është një krim më i shëmtuar se të përmbysësh një qeveri. Sepse të përmbysësh opozitën, përmbys pluralizmin, vendos monizmin dhe monizmi është fatkeqësia më e madhe që mund ti bjerë një kombi. Dhe e vërteta është se McGonigali nuk bënte asgjë tjetër veç se punonte për monizmin e Edi Ramës, veç se punonte që Edi Rama të qeveriste dhe ai pastaj të diktonte licenca se po dilte në pension dhe të diktonte se kiush do të merrte licencën e naftës, cila kompani ruse nuk duhej ta merrte dhe cila kompani ruse ta merrte. Se edhe tjetra ruse ishte ta dini ju, direkt e Gazprom. Sepse tjetra i paguante më shumë.
Dhe Edi Rama bërtet e thotë, nuk korruptohet Amerika. Jo mo jo, Amerika nuk korruptohet, por Amerika ka tradhtarët e vet siç je dhe ti një tradhtar, një korruptor i kombit shqiptar, i tillë ishte edhe McGonigal dhe McGonigal ishte një njeri pa dinjitet që tradhtoi kombin e vet, flamurin e tyre, betimin dhe ky është një histori turpi nga më të mëdha që ka ndodhur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply