Berisha: Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet. Ai tha se, iku Lul Basha dhe na shpëtoi Zoti, nuk është kështu.
“A ishte ky i vetëm? Jo nuk ishte i vetëm, se po të ishte McGonigal një fenomen i izoluar do thonim, na shpëtoi Zoti. Iku Lul Basha dhe na shpëtoi Zoti, nuk është kështu. Ndaj dhe unë ftoj çdo shqiptar, të mendojë dhe të vendosë.
Çfarë ndodh? Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese, korruptive antiligjore, për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që korruptoi kryezbuluesin e SHBA dhe kjo është McGonigali me fustan, guvernatorja Yuri Kim.
Këtu nga Korça unë të jeni të bindur ju, se do të ju them diçka pas kësaj, por këtu nga Korça do ti shtroj një pyetje; ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës të cilën e pranoi vetë se ka ndërhyrë. Në çfarë parimi e bazon? Të ka porositur eprori yt, kurrën e kurrës. Eprori yt dhe çdo epror jo i korruptuar si McGonigali është për shtetin ligjor, është për pavarësinë e drejtësisë, është për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama zonja guvernatore, një lloj siç ka korruptuar kryezbulesin e FBI-së, ju ka korruptuar ju dhe e kam denoncuar këtu në Korçë dhe do e denoncoj në të gjithë Shqipërinë.
Po, po, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet.
Çfarë të shtyn ty zonjë, meqë jemi këtu. Kanë sjellë në Vlorë, keni lexuar ndoshta, dy gjeneratorë gjigandë të përdorur dekada në Bangladesh të cilët janë jashtë çdo standardi, vijnë në gjirin e Vlorës në një kohë kur ne kemi prodhuar 2 miliardë kilovat orë energji më shumë sa kurrë në historinë tonë. Vijnë ata aty, sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihen në punë, por ne paguajmë, qytetari i Korçës, i Tropojës, i Bilishtit, i Kolonjës, paguajnë çdo ditë 90 mijë euro qera, se tigrat e Belinda Ballukut qëndrojnë, kanë ardhur aty në det dhe inaugurohen me praninë e zonjës Kim. Tu kërkojë të falur shqiptarëve dhe ato shushunja të largohen sa më shpejtë. Se 90 mijë dollarë në 10 ditë janë 1mln në 100 ditë janë 10 mln, në një vit janë mbi 36 milionë dhe në dy vite janë 64 milionë dhe nuk kemi pse gjobitemi ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply