Berisha nga Korça: Këto zgjedhje, më të rëndësishmet, pas atyre të 22 marsit 1992

Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet në Korçë për prezantimin e kandidates për kryetare Bashkie, Ledina Aliolli. Berisha tha se, këto zgjedhje, për nga rëndësia, tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992.
“Të dashur, qytetare dhe qytetarë të Korçës të pranishëm në këtë sallë! Korçare dhe korçarë kudo që jeni sot, në qytete ne fshatra, në Shqipëri në emigracion një përshëndetje vëllazërore për të gjithë ju.
E dashur zonja kandidate për bashkinë Korçë, Ledina Aliolli, me shpresë dhe besimplotë se do të jesh qytetarja e parë e këtij qyteti të bekuar.
Të dashur deputetë, i dashur zoti kryetar i PD-së, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.
Është një nder i madh, kënaqësi e veçantë ju falënderoj shumë për këtë pritje të zjarrtë. Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur.
Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.
Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim.
Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply