Berisha: Rama kontraktoi McGonigalin për të vrarë idealet e Azem Hajdarit

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në aktivitetin e organizuar në nderim të Azem Hajdarit se Shqipëria është sërish në monizëm.

“Sot ne jemi në një monizëm, të njëjtë që ishim në vitin ’90, para dhe pas themelimit të PD-së.

Ne vërtet u themeluam më 11 dhjetor, por u themeluam kur kultet ishin jo vetëm i diktatorit Hoxha, por kishim marrë edhe kulte të tjera lindore dhe i kishim në Tiranë.

Por kjo nuk e zmbrapsi Azem Hajdarin. Me një vendosmëri të palëkundur, ne ecëm të sigurt drejt fitores duke shmangur gjakderdhjen. Ecëm drejt mbrojtjes së vlerave që u besonim.

Pas 32 vitesh, Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeveritarët në vitin 1998 ekzekutuan me kolonelë dhe majorë të tyre, para selisë së PD-së, Azem Hajdarin, Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë jo vetëm vrasës brenda vendit, por kontraktoi një nga njerëzit më të fuqishëm të zbulimit të SHBA, McGonigal për të vrarë, për të shkatërruar PD-në. Për të vrarë dhe shkatërruar Azem Hajdarit, idealet e lirisë së shqiptarëve.

Gjithçka kishte vetëm një synim, konsolidimin e pushtetit monist të Edi Ramës.

Gjithçka kishte një synim: Shqipëria, protektorat i mafies dhe krimit ky McGonigali dhe të të tjerë, të vinin të pasuroheshin duke u prerë gjoba bizneseve.

De facto po bëhej çdo gjë që një pushtet, që sillet më me egërsi se të gjithë pushtuesit e këtij vendi, të forcohej dhe konsolidohej çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hoti: Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë po falimenton zonën, vendim korruptiv i dyshes Rama-Balluku

DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, ELDA HOTI Të nderuar qytetarë, Bllokimi i hyrje-daljeve në Thumanë, …

Leave a Reply