Berisha: Sipas KLSH, në 2022 u vodhën 122 miliardë lekë, me kaq para do ishin rritur 130% rrogat

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, sipas KLSH-së në 2022 u vodhën 122 miliardë lekë. Ai tha se, me kaq para do ishin rritur 130% rrogat.
“A fituan gjë qytetarët se ne prodhuam 2 miliardë me shumë, përkundrazi, elektriçistët vijnë dhe ju vjedhin me tarifa me urdhër. Çdo punë publike fitohet me 99.9 % të fondit limit.
Dua të ju them një gjë. Në vitin 2006-2007 me ndihmën e çmuar të USAID ne u bëmë vendi i parë në botë me sistemin elektronik të prokurimeve. Sa e vendosëm atë sistem nga 8 mijë sipërmarrës që merrnin pjesë në garë, pjesëmarrja u rrit në 56 mijë sipërmarrës dhe fondi i përgjithshëm i shpenzuar për prokurorime u ul me 25-30%.
Kurse këta e kanë me 99.9%. Për të ua sqaruar qytetarëve, çfarë është kjo 99.9; shkon sekseri dhe i thotë unë këtë e ndërtoj me 60 lekë, jo jo thotë kjo nuk ndërtohet me 360 lekë, por me 100. Prandaj ti do të shkosh dhe të sjellës ofertën, por nga 60 tek 100 e kemi bashkë. Absolutisht në çdo tender këtë bëjnë. Ndaj dhe zhduken miliarda, miliarda dhe tek qytetarët nuk shkon asgjë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit vitin e kaluar me dokumente ka denoncuar se, qeveria kishte vjedhur dhe abuzuar me këtë mënyrë, me këto çmime 122 miliardë lekë. Fondi i përgjithshëm i pagave të shqiptarëve është gjithsej 97 miliardë lekë në vit, çfarë do të thotë që nëse nuk do të ishin vjedhur, ky fond mjaftonte pa asnjë lloj vështirësie të rriteshin rrogat me 130%. Familjet shqiptare të kishin një rrogë sot, 130% më të lartë. Ndaj dhe lutja ime, thirrja ime është të ndahemi nga kjo e keqe, nga kjo rrokullisje, sepse këta njerëz nuk kanë moral, shpirt dhe ndjenja për qytetarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply