Kritikoi qeverinë britanike për politikën e migracionit, BBC pezullon Gery Lineker

Emisioni ‘Match of the Day’ i BBC do të vazhdojë pa prezantues dhe gazetarë sot pasi Ian Wright dhe Alan Shearer kanë informuar transmetuesin se nuk do të vijnë në studio në shenjë solidariteti për pezullimin e Gary Lineker.

Drejtuesi i një prej emisioneve më të gjata në televizionin britanik u pezullua pasi kritikoi politikën e qeverisë për imigracionin në mediat sociale, duke e krahasuar atë me të Gjermanisë në vitet 1930.

Ndër të tjera, shkruajnë mediat britanike, pika më e diskutueshme që kritikoi Lineker janë termat e përdorur në lidhje me emigrantët, të cilët i krahasojnë me një pushtim. Ndërsa ai i qëndroi deklaratës dhe pikëpamjeve të tij, BBC e pezulloi atë derisa të zgjidhej çështja e komenteve të tij publike.

Një vendim i tillë shkaktoi një bojkot nga ana e kolegëve të Lineker, komentuesit dhe madje edhe zëvendësuesit e mundshëm si dhe trajnerët dhe lojtarët, dhe Premier League tha se 12 skuadrat që luajnë të shtunën nuk do t’u përgjigjen pyetjeve të BBC-së dhe se asnjëri prej tyre nuk do të jetë i disponueshëm për intervista.

Emisioni “Ndeshja e ditës” shfaqet që nga viti 1964 dhe të shtunën do të dalë për herë të parë pa drejtues dhe komentues dhe ky televizion ka theksuar se në vend të emisionit do të shfaqë klipe ndeshjesh pa një prezantim në studio dhe komente të ekspertëve.

Gjithashtu shtohet se Lineker është në këtë emision që nga viti 1999 dhe ndërkohë është bërë zëri i njohur i një komentuesi ekspert të futbollit anglez. Kolegët e tij në studio, Ian Wright dhe Alan Shearer, informuan BBC-në pas pezullimit se nuk do të shfaqeshin të shtunën, të ndjekur nga shumë komentues.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply