PD i kërkon SPAK hetim për kryebashkiaken Bufi

Emels Xhaxhaj, kryetar i PD i degës Roskovec ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka denoncuar shkeljet e shumta që ka kryer kryebashkiakia e këtij qyteti, Majlinda Bufi.

Në lidhje me tenderat e zhvilluara ai ka pohuar se edhe pse kanë bërë denoncime të shumta asnjëherë prokuroria apo SPAK nuk kanë vepruar mbi të.

Xhaxhaj ka renditur disa nga shkeljet që janë kryer prej saj. Në tenderat e zhvilluara ka munguar konkurenca dhe këto vërtetohen nga buletinet e botuara, tha ai.

Xhaxhaj ka pohuar se kërkojnë publikisht që SPAK dhe prokuroria të verifikojnë veprimet antiligjore e korruptive që kryen kryebashkiakia Majlinda Bufi: “Të njëjta kërkesa dhe vetëm e njëjta firmë fituese. Pse?!”

Çdo veprim antiligjor i kryer nga kryebashkiakia Majlinda Bufi apo firmë fituese tenderash kundërligjore do të dërgohen para ligjit sapo bashkinë të drejtohet nga kandidati i PD pas zgjedhjeve të 14 Majit. Çdo shkelje e dokumentuar do t’i dërgohet SPAK dhe organeve të tjera hetimore e ligjzbatuese”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply