“Reformimi i ligjit zgjedhor”/ Bylykbashi: Kanë rënë balancat dhe kontrollet! Ka rënë shteti…

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një bisedë me gazetarët e politikës gjatë seminarit me “Opozita dhe media në demokraci” të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Sipas deputetit demokrat, duhet reformuar ligji zgjedhor dhe ndryshimet duhet të fillojnë nga Kushtetuta pasi kanë rënë balancat dhe kontrollet, ka rënë shteti i së drejtës.

Bylykbashi ka gritur alarmin se ‘tashmë nuk kërcënohet e drejta e pronës apo liria ekonomike. Tashmë kërcënohen liritë individuale themelore dhe ato politike si e drejta e votës së lirë e të fshehtë dhe e drejta për t’u organizuar lirisht në parti’.

‘Pushteti dhe askush tjetër nuk përcaktojnë dot kush garon në zgjedhje. Zgjedhjet janë për zgjedhësit dhe jo për të çertifikuar vjedhjet e pushtetit’, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Postimi i plotë

Një bisedë interaktive me gazetarë të politikës në seminarin me temë “Opozita dhe media në demokraci” të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”. Diskutuam çfarë duhet reformuar në ligjin zgjedhor.

Ndryshimet duhet të fillojnë nga Kushtetuta. Kanë rënë balancat dhe kontrollet. Ka rënë shteti i së drejtës. Tashmë nuk kërcënohet e drejta e pronës apo liria ekonomike. Tashmë kërcënohen liritë individuale themelore dhe ato politike si e drejta e votës së lirë e të fshehtë dhe e drejta për t’u organizuar lirisht në parti.

Zgjedhjet e mira kanë në themel vullnetin e mirë. Asnjë ligj apo reformë nuk zëvendëson mungesën e vullnetit politik. Aq më pak mund  të bllokojnë vullnetin e keq politik të një kryeministri që bën çmos të fitojë zgjedhjet duke përjashtuar opozitën nga zgjedhjet.

Pushteti dhe askush tjetër nuk përcaktojnë dot kush garon në zgjedhje. Zgjedhjet janë për zgjedhësit dhe jo për të çertifikuar vjedhjet e pushtetit.

About Redaksia

Check Also

Shikoni klonet në PS: Edi është himni ynë

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në …

Leave a Reply