Terror shtetëror nëse shpreh pakënaqësi për jetën/ Boçi: Unë dhe demokratët jemi në krahun tuaj

Kandidati i PD për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar pushtetin se nëse dikush del të shprehë pakënaqësinë ndaj cilësisë së jetës në Elbasan, atë e heqin nga puna, i penalizojnë fëmijët, motrën dhe villain, nëse ata kanë një marrëdhënie pune me shtetin.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se ky krim shtetëror me përmasën e terrorit ushtrohet në të gjithë vendin.

“Jam i bindur se të gjithë bashkë me qetësi dhe qytetari do të dijmë t’i përgjigjemi me votë kësaj trysnie që ka për qëllim ta ndal ndryshimin. Unë dhe demokratët e Elbasanit jemi në krahun tuaj’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë

Çfarë ndodh sot nëse dikush del të shprehë pakënaqësinë ndaj cilësisë së jetës në Elbasan? E heqin nga puna, i penalizojnë fëmijët, motrën dhe vëllain – nëse ata kanë një marrëdhënie pune me shtetin; përndryshe i çojnë tatimet dhe 20 polici të tjera për ta gjobitur, ndëshkuar, gjunjëzuar…

A mund të themi se jetojmë në demokraci? A mund të themi se jetojmë në pluralizëm? Ky krim shtetëror me përmasën e terrorit ushtrohet në të gjithë vendin; në periferi më shumë se sa në qendër.

Jam i bindur se të gjithë bashkë me qetësi dhe qytetari do të dijmë t’i përgjigjemi me votë kësaj trysnie që ka për qëllim ta ndal ndryshimin. Unë dhe demokratët e Elbasanit jemi në krahun tuaj!

👉#BanNdryshimin🤝

👉#ElbasaniKaNevojëPërTy ✅

👉#NdryshojmëNë14maj

About Redaksia

Check Also

Kuçana: Rama dhe Veliaj po uzurpojnë pronën e Universitetit të Tiranës ku janë 30 mijë studentë!

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do …

Leave a Reply