Berisha: I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj autokrati setrbomadh Vuçiç

Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi qëndrimin e Vuçiç dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj autokrati setrbomadh. Ai tha se, Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme, datës 18 mars, takimit që zhvillohet në Ohër për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare, por edhe rajonale.
“Dënoj qëndrimin e tij. Dënoj gjithashtu deklaratat se në kuadrin e tij në rajonet e Serbisë, do vizitojë Kosovën. Këto janë deklarata që rrisin tensionet në rajon.
Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme, datës 18 mars, takimit që zhvillohet në Ohër për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë ndërkombëtare, por edhe rajonale.
Të cilin kryeministri i Kosovës e ka miratuar plotësisht, por nuk e ka firmosur presidenti i serbomadhisë dhe tani nxjerr teori pas teorie. Kërkon duke i mohuar një etnie në vendin e tij të drejtën për asociacion.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj këtij autokrati serbomadh. Mbështes krijimin e asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Me politikat e tij, Vuçiç është gjeneratori kryesor i tensioneve në rajon”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply