Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se, Rama dhe Kim, të dy me mekanizmin McGonigal do të dështojnë siç dështoi ai! Berisha i bëri thirrje edhe njëherë inspektorit të përgjithshëm të DASH, i bëj thirrje FBI-së, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, për një hetim të plotë për të gjitha këto veprime antiligjore dhe antikushtetuese.
“Pikërisht për të lënë PD-në jashtë zgjedhjeve, Rama bllokoi procesin zgjedhor deri 3 ditë para afatit të regjistrimit.
Pikërisht për një gjë të tillë, dorëzoi me Elira Kokonën, shkresën që lexuan gjykatësit.
Pikërisht sepse ka lepurin në bark, kombinoi me McGonigalin me fustan, e cila në shkelje të të gjitha parimeve të vendit të saj dhe këtij vendi, u angazhuan në mënyrën më korruptive kundër Partisë Demokratike.
Rama dhe Kim, të dy me mekanizmin McGonigal, do të dështojnë siç dështoi ai.
I bëj thirrje edhe njëherë, inspektorit të përgjithshëm të DASH, i bëj thirrje FBI-së, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, për një hetim të plotë për të gjitha këto veprime antiligjore, antikushtetuese, që shkelmojnë konventat ndërkombëtare të ambasadores Kim.
Sikundër e garantoj Edi Ramën se asgjë nuk mund ta shpëtojë atë pa pasur fatin e McGonigal, jo në Amerikë, por në Shqipëri”, tha Berisha.
