Masakra tek “Don Bosko, kush ishte shënjestra e atentatit

Pamjet që shihni tregojmë lokalin ku një natë më parë u resgjistrua masakra e Don Boskos me një të vrarë dhe pesë të plagosur. Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ndërkohë që bari është i mbyllur.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Shënjestra dyshohet xhaxhai i Fatjon Muratit

Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit që mbeti i plagosur në Masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatit. Ai aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me katër të plagosurit e tjerë.

Mes tyre është e vajza e mitur, 10 vjeçe, e cila mori dëmtime nga xhamat që i ranë, të cilët u thyen nga breshëria e kallashnikovit. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kush është Fatjon Murati

Shënjestër e atentatit duket se ka qenë Seit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, një personazh i lakuar për disa ngjarje kriminale.

Fajton Murati, ishte lënë në arrest shtëpie për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa mbrëmë pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia nuk e gjeti aty, ndërsa mendohet se ai është larguar jashtë vendit.

Kujtojmë se tetorin e vitit të kaluar Fatjon Murati u ndalua se ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai u ndalua dhe pasi qëndroi për disa kohë në masën ‘arrest me burg’ u la në masën ‘arrest shtëpie’.

Ai dyshohet se bashkë me Kristjan Gjinin posedonin arsenal armësh, ndonëse nuk e ka pranuar asnjëherë fajin. Po ashtu Murati u mor në pyetje dhe nga prokuroria e Kurbinit, për masakrën e Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxha, ndërsa më pas u la i lirë.

Sipas grupit hetimor, shënjestër e atentat mbrëmë ka qenë xhaxhai i tij, si shenjë hakmarrje për Fajton Muratin, i cili rezulton të jetë mik i Endrit Dokles. Ndërkohë xhaxhai Muratit ka marrë dy plumba në shpatull, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply