Meta: Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit shumica e bashkive do t’i përkasë opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit me kryetarin e PD, Sali Berisha në selinë blu, takim që ka zgjatur rreth një orë tha se, janë takime në kuadër të koordinimeve për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Ne jemi në prag të fushatës dhe këto takime janë normale, në kuadër të bashkëpunimit tonë dhe të kësaj aleance të jashtëzakonshme për ndryshim. Në datën 15 maj, shumica e kryetarëve i përket Ndryshimit dhe Opozitës së Bashkuar dhe padyshim shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do t’i përkasë opozitës”, tha Meta.

Meta ishte i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe në dalje bëri me dije se, takimi vjen në përfundim të afateve sa i takon regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet vendore të 14 majit, dorëzimit të dokumenteve në KQZ, pasi data 15 mars është data përfundimtare kur partitë politike duhet të dorëzojnë formulën e tyre dhe me kë do të jenë në koalicion.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …

Leave a Reply