Ambasadori spanjoll takon Spahinë: Një sërë aktivitetesh në Shkodër

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka pritur në takim, ambasadorin e Spanjës, z. Alvaro Renedo Zalba, me të cilin ka rënë dakord të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit sidomos tani që Spanja po pret të marrë Presidencën e BE-së.

Spahia tha se, me ambasadorin spanjoll në vendin tonë z.Alvaro Renedo Zalba folëm për këtë proces dhe rolin që luan pushteti vendor, tejet i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të anëtarësimit në familjen evropiane.

“Kënaqësi të takohesha me një dashamirës të Shqipërisë, ambasadorin spanjoll në vendin tonë z.Alvaro Renedo Zalba dhe bashkëshorten e tij. Për shkak të detyrave që ka mbajtur, ai ka ndjekur prej kohësh ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Folëm për këtë proces dhe rolin që luan pushteti vendor, tejet i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të anëtarësimit në familjen evropiane.

Në gjysmën e vitit, Spanja merr presidencën e radhës të BE dhe ambasadori shprehu dëshirën që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Shkodër. I impresionuar nga Shkodra, me ambasadorin spanjoll dakordësuam të zgjerojmë fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Publikoi foton me Trump, cili është mesazhi që LaCivita po i dërgon Ramës?

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, Chris LaCivita, postoi sot një foto me presidentin amerikan, …

Leave a Reply