Berisha për ‘Financial Times’: Sanksionimi im erdhi nga fuqia lobuese e Edi Ramës pas kontakteve me McGonigal

Një nga mediat më të rëndësishme në planet, ‘Financial Times’, publikoi të mërkurën një shkrim për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas gazetës, Edi Rama është i zhytur në skandale.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.

Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së,” thuhet në shkrim.

Ndërkohë, gazeta ka intervistuar kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha. Berisha shprehet se edhe vendimi për shpalljen e tij non-grata vjen për shkak të lobimit të Edi Ramës.

“Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal,” shkruan FT.

“Vendimi i SHBA-së, tetë vjet pasi u largova nga pushteti… bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha Berisha për FT.

Por Financial Times nënvizon edhe lidhjet e ngushta të Edi Ramës me George Soros, emri i të cilit është lakuar nga opozita si personi që ka lobuar për shpalljen e Berishës si person non-grata.

“Personaliteti i dashur i Ramës i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan”, shkruan FT.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply