Udhëtimet gjatë festave/ Me AutoSOS e TeleShëndet, mjekun dhe mekanikun kudo me vete

Dy festat e muajit Mars, siç ishte Dita e Verës dhe Dita e Nevruzit më 22 Mars por edhe afrimi i ditëve me mot të mirë, pritet të sjellin edhe një shtim të udhëtimeve për qytetarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Por një udhëtim me familjen apo miqtë, qoftë brenda apo jashtë vendit, mund të ketë edhe emergjenca shëndetësore që mund të na prishin pushimet.

Por tashmë, falë “TeleShëndet”, platforma e vetme e këtij lloji në Shqipëri, ju do të keni me vete edhe një mjek të licensuar, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës.

Por çfarë ofron ky shërbim?

Përveç konsultimit audio dhe video me një mjek, 24 orë të ditës, 7 ditë të javës, paketa “TeleShëndet” ju mundëson edhe:

  • Check up 1 herë në vit
  • 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
  • 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
  • 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
  • Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
  • Palestër me çmim preferencial
  • Shërbime estetike me çmim preferencial
  • Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET.

Sot, SIGAL UNIQA Group Austria e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu japë mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.

Fëmijë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh

Individë me një kosto vjetore prej 5,000 Lekësh

Të rritur me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh

Familje me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh

Sportistë me një kosto vjetore prej 10,000 Lekësh

Por SIGAL UNIQA nuk është ndalur me kaq.

“TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj. Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër. Ndaj mos humbisni kohë.

Shkarkoni TANI (https://sigal.com.al/teleshendet/ ) aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Por mos u mjaftoni vetëm me “TeleShëndet”.

Një defekt i makinës, rënia e baterisë, rënia e gomës, mbarimi i karburantit apo përfshirja në një aksident në një vend ku nuk njohim askënd janë ngjarje që askush nuk do e dëshironte.

Nëse më parë një gjë e tillë për shoferët shqiptarë do të ishte një makth i vërtetë, sot falë Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” (https://sigal.com.al/autosos/)  çdokush mund të udhëtojë i qetë e të mos e vrasë mendjen se ku do e gjejë mekanikun, karroatrecin, ku do e lerë makinën apo ku do flerë në rast ngjarjesh të papritura.

Ky shërbim vjen për herë të parë në vendin tonë falë bashkëpunimit të SIGAL UNIQA Group Austria me “EuropaAssistance”, një ndër kompanitë lider në botë sa i përket shërbimit të Asistencës Rrugore, prezente në 208 vende te botës, përfshirë pothuajse të gjitha vendet e Europës dhe që u shërben rreth 300 millionë klientëve.

Asistenca rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet si shërbim më vete ose i kombinuar me: Karton Jeshil, Policë Kufitare, Sigurimin TPL apo KASKO.

Por çfarë ofron shërbimi i Asistence Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

Shërbimet bazë

Asistencë me telefon 24 orë në 24

Riparim në vend

Shërbim karrotreci

Shërbimet shtesë

Zëvendësim mjeti

Parking

Akomodim në hotel

Vazhdim i udhëtimit me tren ose avion

Shërbim Taxi për vazhdimin e udhëtimit

Çmimi? I papërfillshëm në krahasim me gamën e gjerë të shërbimeve që mundëson.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” 1-vjeçar, me mbulim Shqipërinë, kushton vetëm 3,000 Lekë;

“SIGAL UNIQA AutoSOS” 1-vjeçar, Me mbulim Europën, kushton vetëm 4.500 Lekë,

Për më shumë informacione, shkruani në.

E-mail:info@uniqa.al

WhatsApp: 068 60 62 829

SIGAL UNIQA Group Austria, më mirë të udhëtosh pa shqetësime

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës për Veriun: Fshini nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë

Kryetari i PD. Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, t’i …

Leave a Reply