Imazhe të turpshme, dëshmi e zhvatjes dhe e grabitjes së fondeve publike nga Bashkia e Elbasanit, janë shfaqur plotësisht dje në sytë e elbasanllinjve, pikërisht në Ditën e Verës, ditën kur ky qytet që ishte qendra e vëmendjes së të gjithë Shqipërisë duhej të lulëzonte.
Në Elbasan dje mbinë lulet prej dërrase të tenderave korruptivë të kryebashkiakut Gledian Llatja.
Kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Luçiano Boçi, ka publikuar mesazhin e një qytetari, I cili shkruan se, lulet artificiale që janë vendosur nëpër muret e kalasë janë marrë që në vitin 2019, sapo erdhi Gledi në Bashki…
Postimi i plotë
Elbasanit i ka hije sepse tradita e tillë është që në Ditën e Verës të dominojnë lulet dhe ngjyrat. Jo më kot është edhe Dita e Luleve. Por në rrugë dhe muret e Kalasë u shfaqën vetëm lule artificiale.
Për këdo që është cuditur se ku janë lulet naturale, shpjegimin e merrni nga një punonjëse e Bashkisë Elbasan që informon se çfarë fshihet pas luleve artficiale.
Z.Luçiano lulet artificiale që janë vendosur nëpër muret e kalasë janë marrë që në vitin 2019, sapo erdhi Gledi në Bashki. Për ato lule, punonjësit e ASHP-s janë thirrur nga SPAK në muajin Shtator 2022. Pra janë thirrur për tenderin e vitit 2019. Një pjesë e madhe e luleve artificiale erdhën nga Tirana, nën mbikqyrjen e bashkëshortes së Gledit. I deturuan punonjësit të firmosin procesverbalin e marrjes në dorëzim, pasi sasia dhe cilësia…….janë skandaloze.
Vjedhin në ikje, vjedhin por po lënë gjurmë! Shumë shpejt do japin llogari për çdo qindarkë që po i vjedhin qytetarëve të Elbasanit!