Berisha: Mimoza Paja u vra nga bandat e narko-shtetit, Edi Rama është përgjegjës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vrasjen e Mimoza Pajës disa netë më parë në Don Bosko. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, pasi i dyshuari për vrasje është liruar nga burgu me ndërhyrje nga lartë. Po ashtu Berisha theksoi se deklaratat e Ramës se kriminelët të hanë kokat e tyre është standartë që përputhet me rregullat e mafias.

“Tema e këtu rendit të ditës që ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është nj thjesht një letër vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë në krye të detyrës teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit, banditi të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja, me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika.

I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart, ju keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafias dhe shpellat e saj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply