PS presion punonjësve të bashkisë Elbasan për të mbledhur vota! Zbulohet formulari

Kandidati i PD për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka publikuar sot formularin kërcënues që Partia Socialiste ka shpërndarë ndër punonjësit e bashkisë së Elbasanit për të grumbulluar dhunshëm votat e tyre dhe të të afërmëve të tyre.

Në formulart saktësohet madje se i detyruari duhet të deklarojë se “personat e mëposhtëm janë kontaktuar nga unë personalisht dhe se të dhënat e mëposhtme i kanë dhënë në mënyrë vullnetare për t’u përdorur nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste të qarkut gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2023”.

Luçiano Boçi i ka bërë thirrje SPAK të reagojë urgjentisht, pasi krimi zgjedhor gjendet brenda bashkisë së Elbasanit.

“Dhjetëra ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur shenjtërinë e votës në zgjedhje. Por cili është rezultati?! Formularë dhe ultimatume për të mbledhur vota dhe për të shantazhuar njerëz për të votuar Partinë Socialiste!

Imagjinoni, jemi dy muaj përpara zgjedhjeve dhe ndaj administratës së bashkisë Elbasan dhe gjithë institucioneve në varësi të saj po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm. Çfarë pritet të bëjnë tjetër?

Shtetasi Doreidi Avllazagaj përmes këtij formulari kërkon nga punonjësit e bashkisë Elbasan të plotësojnë të dhënat e patronazhimit duke e detyruar vartësin apo të afërmin e tij të zotohet se do të votojë Partinë Socialiste.

Ajo që duhet të alarmojë institucionet e drejtësisë është fakti se përmes këtij formulari, PS jo vetëm po shantazhon në mënyrë të hapur punonjësit e administratës së bashkisë Elbasan dhe punonjësit e institucioneve të tjera, por po u kërkon këtyre të fundit që ta lejojnë Partinë Socialiste që t’i përdorë lirisht këto të dhëna për zgjedhjet vendore!

Kush heton krimin zgjedhor dhe ka vullnet t’a ndalojë atë, ja ku e ka! Në mes të qytetit të Elbasanit! Brenda bashkisë Elbasan! “Nxitoni…se në orën 16:00 duhen dorëzuar formularët, more!!!”, shkruan Boçi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply