Secili po tallet haptazi me këtë popull e nuk skuqet, njësoj si qeveria!

Nga Gent STRAZIMIRI

“Arritja e standardeve në zgjedhje është përgjegjësi e qeverisë”, është aksioma e zgjedhjologëve që mbajnë konferenca mbi standardet ka 32 vjet.

Dhe është e vërtetë! Qeveria e ka përgjegjësinë që të krijojë kushtet e “shenjtërimit”, që dmth që procesi të jetë “i lirë”, “i drejtë” dhe “i ndershëm”! Çështja është se, nëse nuk po tallesh me këtë popull, sa është probabiliteti i “shenjtërimit” nëse qeveria vetë i hap dyert e kandidimit kriminelëve të dënuar për krim të organizuar në masën 40% të kandidatëve?

Sa është probabiliteti i që procesi të jetë “i lirë” kur qeveria ka në burg për trafik droge a korrupsion 35% të të përzgjedhurve të saj, ndërkohë që pjesa tjetër pret radhën?

Sa është probabiliteti që procesi të jetë “transparent”, kur qeveria ka angazhuar të gjithë administratën, me hir a me pahir, që të shpërndajnë propagandën qeveritare në rrjetet sociale?

Sa është probabiliteti që rezultati të jetë “i ndershëm” kur kjo qeveri veç nderin nuk e njeh, dhe e vetmja gjë që shton nga dita në ditë, janë fotot në albumin e çnderimit, ç’shenjtërimit, anti-transparencës e anti-lirisë?

Secili prej jush po tallet haptazi me këtë popull, dhe nuk po skuqet… njësoj si qeveria! Po turp, a keni more njerëz?!

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply