Indrit Hoxha: Kryebashkiakun socialist të Vorës e presin prangat…

Kandidati i PD për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka paralajmëruar se prangat për korrupsion po e presin edhe kryebashkiakun socialist të Vorës, Blerim Sherën, ashtu si homologë të tjerë socialistë që kanë pasur të njëjtin fat.

Hoxha deklaroi sot se tenderi mbi 2 milionë euro i pastrimit të kësaj bashkie është bërë në shkelje të plotë të ligjit dhe se Partia Demokratike do ta dërgojë për hetim.

“273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro është tenderi i pastrimit të bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptive të Edi Ramës – dosja që do të çojë para drejtësisë, kryetarin aktual të bashkisë së Vorës dhe do të ketë po të njëjtin fat si kryetari i bashkisë së Bulqizës!”, tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply