Vokshi: Dhuna në familje ndodh se ne kemi një kryeministër të dhunshëm

Deputetja e PD, Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas ka ngritur zërin me forcë sot në Kuvend për të diskutuar ndryshimet ligjore për dhunën në familje, mbrojtjen e grave dhe në veçanti, diskutimin e rastit dramatik të burgosjes së një gruaje nga Shkodra, e cila sapo ka lindur.

Vokshi është detyruar të debatojë me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, e cila e ka parë rastin si sporadik dhe ka kërkuar të flitet për kërkesa procedurale. Por Vokshi ka ngulur këmbë në trajtimin e gruas lehonë në veçanti duke akuzuar deputetet socialiste se as e kanë marrë mundimin të shikojnë në çfarë gjendje ndodhet ajo familje dhe kush po kujdeset për foshnjen: Një fëmijë 11-vjeçare që është detyruar të lërë shkollën.

“Pse ka nevojë që të ne të reagojmë si deputetë? Sot duhej ta kishim çështje të ditës. Madje Spiropali duhet të ishte çuara e para që në këtë seancë të debatohej sot për nënën lehonë që ka lënë fëmijën shtatë ditëshe e jo vetëm kaq, po dramë pas drame me dy gjyshër që nuk kujdeset. Jua them unë informacionin, se asnjëra prej jush nuk ka vajtur të shohë se në çfarë gjendjeje është familja. Një vajzë 11 vjeçe ka lënë shkollën për t’u kujdesur për fëmijën”, tha Vokshi.

Felaj: Nuk do të vazhdojmë gjithë ditën me komente këtu, pa e ditur fare ligjin. Cila është kërkesa juaj procedurale zonjë?

Vokshi: Mos më ndërprisni, qetësohuni. Zonja Lindita Nikolla ka sjellë amendamentin e ligjit për dhunën në familje dhe sot ai duhet të ishte diskutuar me të gjitha ndryshimet ligjore për të mbrojtur gratë. Po pse ndodh dhuna në familje?! Dhuna në familje ndodh se ne kemi një kryeministër të dhunshëm.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply