Kryetari i bashkisë së Krujës thirret në SPAK, 7 kallzime ndaj tij

Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Artur Bushi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.

Ndaj Artur Bushit janë bërë 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

-Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Thirrja e Artur Bushit në SPAK, vjen dy ditë pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist. Lefter Alla u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply